Posts

Showing posts from November, 2020

Ismail Qemali, rilindësi që finalizoi kauzën e shqiptarëve

Image
  Nga XHOANA SELIMAJ (Studiuese e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)  Ismail Qemali rridhte nga një familje patriotike dhe përqafoi idetë liberale të kohës. Burimi i këtyre ideve, së pari, i mori gjatë shkollimit të tij në gjimnazin Zosimeas të Janines si dhe gjatë qëndrimeve të shpeshta në Angli, France dhe Itali, ku u njoh dhe me organizimin shtetëror te tyre. Ismail Qemali ka punuar për shumë vite në administratën osmane ,veprimtaria e të cilit është e lidhur ngushtë me përpjekjet e tij ne dobi të Shqiperisë. Nga viti 1866-1884 ka shërbyer si guvernator dhe në poste të tjera në administratën osmane. Gjatë këtyre viteve ai u përball me problem të shumta që kërkonin zgjidhej ose i duhej te perballej me shtetin dhe publikun, këto përballje kan ndikuar në formimin e tij ideor dhe si shtetar.      Njohja personalisht me Mit’hat Pashen dhe njohjen e ideve te tij Ismail Qemali e përkrahu  duke u bere një nga bashkëpuntorët e Mit’hat Pashes në hartimin e...

KOMPETENCAT E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË DHE RASTI MAQEDONO-GREK

Image
Nga ROMARJO XHEMALI Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit, e krijuar më 1899 në Hagë, është hapi i parë drejt themelimit të një gjykate ndërkombëtare me karakter të përhershëm. Vlen të theksohet se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit se të përhershme ka pasur vetëm Byronë Ndërkombëtare dhe një listë të arbitrave, njohës të kualifikuar të së drejtës ndërkombëtare. Nga lista e përgjithshme e këtyre arbitrave, shtetet e interesuara mund të zgjidhnin, me marrëveshje, arbitra për të shqyrtuar mosmarrëveshjen  midis tyre. Shikuar nga ky aspekt, kjo gjykatë nuk ka qenë e përhershme, sepse trupi i arbitrave, në shumicën e rasteve, e përbënin personat e ndryshëm. Shtetet vendosnin lirisht se kujt arbitri ose cilëve arbitra do t’ia besonin zgjidhjen e mosmarrëveshjes . Përpjekjet për krijimin e një gjykate me karakter të përhershëm, vazhduan edhe pas Konferencës së Hagës (1899). Në Konferencën e dytë të Hagës (1907), një iniciativë e këtillë rezultoi e dështuar për shkak të mospajtimeve, që qenë...