Posts

Showing posts with the label Bota

Statujat historike çojnë në KRIZË dhe përplasje politikën amerikane

Image
Një debat po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara për statujat që janë ngritur në nderim të figurave historike. Disa i përshkruajnë personat e nderuar si heronj që ndihmuan në ndërtimin e vendit. Të tjerë thonë se përfshirja e tyre në skllavëri dhe kolonializëm njollos trashëgiminë e tyre. Korrespondenti i TROJA.al, Mike O'Sullivan njofton lidhur me debatin kombëtar, se çfarë duhet bërë me statujat që disa amerikanë i shohin si pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore, ndërsa të tjerë i shohin si një kujtesë ofenduese e shtypjes. Një pjesë e mirë e debatit është e përqëndruar në Jug, ku permendoret e Konfederatës janë rrëzuar ose vandalizuar, dhe në disa raste janë hequr në mënyrë të paqartë nga autoritetet.  Disa thonë se statujat nderojnë trashëgiminë e zonës, ndërsa të tjerë i shohin si vlerësim ndaj skllavërisë dhe të kaluarës raciste. Në Nju Jork, disa thonë se një statujë e Presidentit Theodore Roosevelt duhet gjithashtu të hiqet pasi ofendon indianët e Amerikës dhe afrikano-ameri...