Ismail Qemali, rilindësi që finalizoi kauzën e shqiptarëve

 



Nga XHOANA SELIMAJ (Studiuese e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare) 





Ismail Qemali rridhte nga një familje patriotike dhe përqafoi idetë liberale të kohës. Burimi i këtyre ideve, së pari, i mori gjatë shkollimit të tij në gjimnazin Zosimeas të Janines si dhe gjatë qëndrimeve të shpeshta në Angli, France dhe Itali, ku u njoh dhe me organizimin shtetëror te tyre. Ismail Qemali ka punuar për shumë vite në administratën osmane ,veprimtaria e të cilit është e lidhur ngushtë me përpjekjet e tij ne dobi të Shqiperisë. Nga viti 1866-1884 ka shërbyer si guvernator dhe në poste të tjera në administratën osmane. Gjatë këtyre viteve ai u përball me problem të shumta që kërkonin zgjidhej ose i duhej te perballej me shtetin dhe publikun, këto përballje kan ndikuar në formimin e tij ideor dhe si shtetar.     

Njohja personalisht me Mit’hat Pashen dhe njohjen e ideve te tij Ismail Qemali e përkrahu  duke u bere një nga bashkëpuntorët e Mit’hat Pashes në hartimin e kushtetutës turke dhe besonte se kushtetuta do te krijonte mundesin per tu dhënë autonomi kombësive që jetonin në kuadrin e Peranoris Osmane. Nje nga pikat kyce që i interesonte Ismail Qemalit ishte ajo e decentralizimit të pushtet qendror, pra pushteti lokal të shtrihej në duart e vendasve, e cila shihej si një hap para realizimit të qëllimit, pavarsis së kombit. Duke i vënë në dukje Sulltanit situatën e kryengritjeve në vende të ndryshme te perandoris, Ismail Qemali i kërkonte sulltanit që të ndërmerrte reforma rrënjësore  dhe të zbatonte kushtetuten e Mit’hat Pashes, pasi si shkak të këtyre kryengritjeve shihte politikën despotike të sulltanit. 

 Ismail Qemali hyri në kontakt me aktivist shqiptare ,  në vitit 1864 mori pjese në mbledhje të organizuar në Stamboll nga patriot shqiptarë të cilit kishin për qëllim hapjen e shkollave dhe zhvillimin  e arsimit në gjuhën shqipe  si dhe i kërkuan portës së lartë që të lejonte ngritjen e një shoqate shqiptare me karakter kulturor. Ismail Qemali kërkonte që me anë të shkollave të zgjohej vetëdija kombëtare shqiptare  të lëvdohej gjuha ,të forcohej idea e autonomis dhe rrjedha graduale e tyre  do te sillte shkëputjen nga perandoria osmane. Ismail Qemali nuk ishte i mendimit se shqiptarët duhet te presin derisa perandoria osmane tu japi shqiptarëve te drejtën e shkollave në gjuhën shqipe ose të drejtën politike ,por kërkonte qe ata vet ti realizoj nevojat pa ndihmën  e perandoris.

Ismail Qemali kërkonte që nëpërmjet forcimit të perandoris dhe posteve që kishte në administratën osmane, kërkonte ti përdorte në interes të cështjes shqiptare. Veprime këto që e nxitën edhe më shumë konfliktin me sulltanin,i cili kur e kuptoj se Ismail Qemali nuk hiqte dore nga parimet e tij dhe në një kohë kur autoriteti i tij ishte rritur sulltani kërkoj largimin e tij nga Stambolli dhe në prill te vitit 1900 Ismail Qemali u emerua si guvernator i Tripolit. Ne 28 Prill kur Ismail Qemali do te nisej per ne Tripol,nuk u nis per ne Tripol ,por me ndihmen e ambasadoreve  anglezeve shkoi ne Athine  me pas shkoi ne Napoli dhe me ane te gazetes italiane “Tribuna” shpalli per here te pare programin e tij politik. Ismail Qemali në programin e tij ishte shumë më i matur se autorët e programeve të tjera. Kërkesat e tij lidhur me shtrirjen territoriale të autonomi se shqiptare ishin shumë të qarta. Ismail Qemali ndryshe nga rilindasit  e tjerë  nuk mori vilajetet shqipëtare në tërësi, por i përcaktoj shumë qartë ato vise që ishin të banuara nga shqipëtarët, duke i përjashtuar viset me popullsi jo shqiptare. Këtë gjë e bënte duke ditur se fqinjët kërkonin liri nga Pernadoria Osmane. Ismail Qemali në programin e tij ishte shumë me i matur se autoret e programeve te tjera. Kërkesat e tij lidhur me shtrirjen territoriale të autonomis shqiptare ishin shumë të qarta. Ndryshe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjes Kombëtare Ismail Qemali kishte përvoj konkrete në administrimin e shtetformimit, si dhe duke punuar nga afer me Abdyl Hamitin, Ismail Qemali ishte i bindur se nën regjimin e këtij sulltani nuk mund te bëhej një përmirësim i gjëndjes për Shqipërin, prandaj shihte si të nevojshme ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha. Në kongresin e Parisit ne 4 shkurt 1902 Ismail Qemali u shqua si mbrojtës per interest e kombeve nen regjimin Osman. Gjate udhetimeve të tij në vende të ndryshme të Europës, lidhja që vendosi me patriotët shqiptare ,njohja nga afer e ngjarjeve që zhvilloheshin në Shqipëri e lidhën me shumë me Shqipërin dhe me aktivisteët e lidhjes kombëtare. Në mëgrim Ismail Qemali iu perkushtua tërësishtë problemeve të Lidhjes Kombëtare Shqiptare. Në fillim të shek. XX Ismail Qemali i përbahej në vija të përgjithëshme programit politik të hartuar nga rilindasit shqiptare, i cili ashtu si rilindasit e tjerë kërkonte bashkimin e një vilajeti shqiptare ,por ndryshe nga rilindasit e tjerë në fillim të kësaj ide Ismail Qemali nuk ishte për luftë të armatosur për të filluar lëvizjen politike, por ishte për autonomi  kulturore,


ku popullit shqiptare duhet ti jepet e drejta për përdorimin e gjuhës dhe shkollave shqipe ,e cila do të ishte parapërgatije për hapat e tjerë. Ismail Qemali kërkonte autonomi kulturore në këtë kohë pasi e dinte se Fuqitë e Mëdha e dalonin luftën e popujve nën regjimin osman. Si diplomat që ishte Ismail Qemali i kushtoj rëndësi marrdhënieve me fqinjët. Ismail Qemali vlerësoj sakte situaten jo të favorshme në të cilën ishte Greqia për shkak të marrdhënies së acaruar me Bullgarin dhe ai u mundua të lidhte një marrvëshjen me greqin në interest e cështjes shqiptare .Duke mos lejuar që as grekët dhe asnjë vend tjetër të mos merrnin tokat shqiptare, për këtë cështe Ismail Qmali u mbështet dhe nga Abdyl Frasheri. Ismail Qemali gjithashtu kuptoj se qeveria  e Athinës e shqetësuar nga lakmit  e serbis do të përkrahte në interest për krijimin  e shtetit shqiptar. Ismail Qemali kërkonte alenac me Greqin por mbi parimin e ruajtes të status –qou në ballkan, por në raste se prishej status –quo Shqiperia do të fitonte autonomin e saj  dhe do te qendronte në kuadrin e saj.

Marrvëshja e 1906  e arritur nga Ismail Qemali me greqin ishte për interest e përbashkët të të 2 popujve, për tu mbrojtur nga agresioni serbo-bullgar. Kjo aleanc nuk u vu në jet për shkak se greqia nuk hiqte dore nga idet e saj shoviniste mbi tokat jugore shqiptare. Ne programin e tij Ismail Qemali shihte bashkimin e vilajeteve shqiptare në një të vetëm, pra autonomi administrative pasi rrethanat e ndryshme nuk e mundesinin shkëputjen nga perandoria osmane Ismail Qemali duke qënë në djeni të planeve shoviniste të  fqinjëve të shqipëris e kuptoj rrezikun e coptimit të trojeve shqiptare. 

Programin e tij politik Ismail Qemali e dërgoj në krahina të ndryshme të vendit  dhe ishte ai që sugjeroj hartimin e një promemorje, ku të parashtroheshin kërkesat e shqiptarëve, të cilat do tu paraqiteshin Fuqive të Mëdha. Për këtë ai mblodhi përfaqësues nga qytetet më të mëdha të Shqipëris. Për të mbrojtur cështjen shqiptare para opinonit Europian, Ismail Qemali u lidh me Faik Konicen, i cili drejtonte revisten “Albania” që botohej nga Bruksel. Luftën kundër sundimit të Abdyl Hamitit dhe kërkesat për zbatimin e kushtetutes u shfrytëzuan nga Ismail Qemali. Ismail Qemali pavarësishte se ishte kundër programit të xhon turqve, ai kërkonte rrëzimin e Abdyl Hamitit dhe për këtë arsye mori pjesë në grushtin e shtetit ndaj sulltanit. Ismail Qemali mori pjesë aktive në lëvizjen e xhonturqeve në krahun e përparimtarëve të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve që ishin nën regjimin Osman. Pas fitores së revolucionit të xhonturqeve Ismail Qemali kthehet në Shqipëri. Në vendlindjen e tij në Vlorë pritet me manifestime madhështore patriotike. Ne 1908 u zgjodh si deputet i sanxhakut te Beratit duke u bërë një nga figurat më të shquara të opozitës osmane dhe griti cështej që u takonin shqiptarëve. Gjendja e re e krijuar në shqipëri, shtypja  e fuqishme  që iu be xhonturqëve forcoj bindjet e Ismail Qemalit  se në këto kushte autonomia administrative e shqiptarëve do te arrihej me arme. Ismail Qemali u vendos në krye të kryengritjeve të viteve 1910-1911, përpjekej e tij për tu kerkuar Fuqive të Mëdha që perandoria osmane të njhte shqiptarët si etni dështuan. Në qershor të vitit 1911 së bashku me Luigj Gurakuqin dhe aktiviste të tjerë shqiptarë hartoj  memorandiumin e Greces, në të cilin paraqiteshin kërkesat e shqiptarëve, të cilat do t’ju parashtroheshin Fuqive të Mëdha dhe shteti Osman. Në gusht të vitit 1912 Ismail Qemali shkon sërishte në Stamboll ku i kërkon sërishte portës së lartë tu njihte të drejtat kombëtare shqiptarëve, por qeveria e Stambollit nuk e pranoj këtë kërkes duke besuar se do të dilte nga situata e luftave ballkanike. Në një kohë kur perandoria osmane nuk kishte më të ardhme në ballkan kërkesa për autonomi nuk kishte më vlere, ndaj dhe Ismail Qemali gjatë bisedimeve me diplomatet Europian kërkoj ta mbështesnin për pavarësinë e Shqipërisë.


Në 5 nëntor të 1912 Ismail Qemali organizoj një mbledhje në Bukureshtë ku u vendos për krijimin e një komiteti drejtues i cili do të kishte një komision që do të mbronte para kancelarive të fuqive të mëdha të drejtat kombëtare të shqipëtarëve. Në 7 nëntor Ismail Qemali u nisë për në Vjen për tu takuar aty me diplomatët dhe tu kërkonte mbështetje për zgjidhjen e ceshtjes shqiptare. Takim tjetër i rëndesishem ishte ai në Budapest me diplomatin Austro-Hungarez, ministrin e jashtem Z.Berthold, i cili ishte një nga figurat më me rëndësi të diplomacis europiane. Nga ky takim Ismail Qemali siguroj mbështetjen e tij për pavarsin e Shqiperis, ai gjithashtu arriti të fitoj dhe mbështetjen e një aleati tjeter të rëndesishem si Italia. Karriera e gjate politike ne Perandorin Osmane e kishte formuar si shtetar dhe mbeshtetja qe pati nga diplomatet Europian beri qe I. Qemali  te finalizonte kauzen e Shqipareve.

     


  

Ne kryengritjet e 1912 Ismail Qemali tregon gjithë aftësit e tij politike, diplomatike,organizative dhe diti ta shfrytezoj situatën e brendëshme dhe rrethanat e jashteme , kontraditat mes Fuqive të Mëdha dhe siguroj pranimin dhe mbështetjen e Fuqive te Mëdha për pavarsin e Shqipëris. Menjëher pas miratimit nga delegatet europian që treguan  mbështetj për cështjen shqiptare. Ismail Qemali njoftoj delegatët shqiptare të krijonin një  komision i cili të fillonte punën pasi shpallja e pavarsise se shqiperis ishte e sigurt. Dita historike e shqipëtarëve pas shumë përpjekjesh erdhi, në 28 nëntor 1912 delegatët , të cilët përfaqësonin krahina të ndryshme të shqipëris , shpallën në Vlorë shtetin e pavarur Shqiptar.

Comments

Popular posts from this blog

KOMPETENCAT E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË DHE RASTI MAQEDONO-GREK