Posts

Showing posts with the label Shqipëria

E TMERRSHME: NËNA U LUTET KOMUNISTËVE: VRITNJE, KENI MËSHIRË PËR TÊ E MOS E LENI ME VUEJTË MA KËSHTU…

Image
Pse ishin shumë të rëndësishëm Dom Lazër Shantoja e Sulce beg Bushati për Enver Hoxhën. Dokumentet që zbardhin urdhrat e ekzekutimit. Arrestimi, torturat çnjerëzore e më pas ekzekutimi i Dom Lazër Shantojës, një prej martirëve të shpallur para disa muajve nga Vatikani, është një prej rasteve më të përgjakshme të krimeve të komunizmit. Tre telegrame që i takojnë muajve të ferrit të 1945, gjatë operacionit të shfarosjes së gjithë kundërshtarëve të regjimit në veri të Shqipërisë, zbardhin disa prej nuancave të panjohura të historisë së përgjakshme të Dom Lazër Shantojës. Dokumentet ruhen në AQSH në një dosje të fondit të Partisë Komuniste, të vitit 1945 dhe dëshmojnë momentin pas arrestimit, dhënien e dënimit me vdekje, aprovimin dhe njoftimin e ekzekutimit. Detajet e këtyre dokumenteve duhen marrë si më të saktat e kësaj ngjarjeje, pasi nënshkruhen nga vetë Enver Hoxha, e Spiro Moisiu, të cilët e cilësonin çështjen e ekzekutimit të Dom Lazrit si të një rëndësie të veçantë e janë kujdesur...

2 Marsi 1444 - Besëlidhja Shqiptare e Lezhës

Image
Nga: Ledio Karaj  Marsi i vitit 1444 shënon Besëlidhjen e Lezhës.  Njëra prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pa dyshim se është edhe Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, apo Liga e Princërve Shqiptarë. Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit ishin prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit. Princërit më të dëgjuar që morën pjesë ishin këta: Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës ...

Fan Noli - ky student i përjetshëm

Image
 Fan Noli ka përfunduar 5 universitete, dhe nuk reshti së studiuari deri në fund të jetës së tij. Është vërtet interesante jeta e tij mes librash!  🔴Nisi Universitetin e Harvardit në moshën 30 vjeçare ku diplomohet "Bachelor of Arts". 🔴Në moshën 55 vjeçare mbaroi studimet në Konservatorin e Bostonit për kompozicion në një varg veprash simfonike. 🔴Një vit më pas, në moshën 56 vjeçare, diplomohet për Muzik në konservatorin e Bostonit. 🔴Në moshën 63 vjeçare, pas një pune kolosale prej 7 vitesh, ai mbron me sukses doktoraturën në Universitetin e Bostonit ku dhe merr gradën doktor në Filozofi. 🔴Duket sikur pas kësaj ai do ta mbyllte kapitullin e shkollimit. Por jo! 🔴Për afro dy dekada ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një sërë veprash teologjike – kishtare, prej mijëra faqesh. Ndër to spikat përkthimi i Dhiatës së Re (1961) e më pas “Psalmet” e Dhiatës së Vjetër. 🔴Tek Psalmet përveç Greqishtes dhe Hebraishtes atij i duhej Aramaishtja, një gjuhë në atë kohë ...