Aleksandri i Madh, gjenerali më i madh në histori, me origjinë Epirote
Nga: Ledio Karaj Aleksandri i Madh është një nga personalitetet më të rëndësishme të asaj që do të quhej periudha helenistike. Historia, historianë dhe dijetarë të shumtë e kanë trajtuar gjerësisht këtë personazh, periudhën e tij historike dhe rrjedhojat që shoqëruan botën nën sundimin e tij. Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Nëna e Aleksandrit, Olimpisë, ishte e bija e Neoptolemus I, mbretit të Molosëve, një fisi të lashtë në Epir. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas...