Statujat historike çojnë në KRIZË dhe përplasje politikën amerikane
Një debat po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara për statujat që janë ngritur në nderim të figurave historike. Disa i përshkruajnë personat e nderuar si heronj që ndihmuan në ndërtimin e vendit. Të tjerë thonë se përfshirja e tyre në skllavëri dhe kolonializëm njollos trashëgiminë e tyre. Korrespondenti i TROJA.al, Mike O'Sullivan njofton lidhur me debatin kombëtar, se çfarë duhet bërë me statujat që disa amerikanë i shohin si pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore, ndërsa të tjerë i shohin si një kujtesë ofenduese e shtypjes.
Një pjesë e mirë e debatit është e përqëndruar në Jug, ku permendoret e Konfederatës janë rrëzuar ose vandalizuar, dhe në disa raste janë hequr në mënyrë të paqartë nga autoritetet.
Disa thonë se statujat nderojnë trashëgiminë e zonës, ndërsa të tjerë i shohin si vlerësim ndaj skllavërisë dhe të kaluarës raciste.
Në Nju Jork, disa thonë se një statujë e Presidentit Theodore Roosevelt duhet gjithashtu të hiqet pasi ofendon indianët e Amerikës dhe afrikano-amerikanët.
Një tjetër objektiv është Kolombi, eksploruesi italian që çeli Amerikat për kolonizimin nga Evropa - me pasoja shkatërrimtare për vendasit, thonë kritikët.
Debati ka vendosur italiano-amerikanët, të cilët e përkujtojnë eksploruesin, kundër atyre që përkujtojnë grupet indigjene që ai pushtoi.
Cilat mund të ishin figurat e tjera nga historia, politika dhe kultura? Këtë duhet ta vendosin njerëzit, thotë një banor i San Françiskos.
"Është veprim i drejtpërdrejtë. Është shumë më efektiv se ndjekja e proceseve të shumta demokratike. Është mosbindje civile", thotë Jordan Schneider, banor i San Françiskos.
Statujat e tjera të vendosura në shënjestër ngjallin edhe më shumë konfuzion. Një statujë në San Françisko nderon Miguel de Cervantes, shkrimtarin e mirënjohur spanjoll që u kap nga piratët dhe kaloi pesë vite si skllav në anije. / TROJA.al
Comments
Post a Comment