Jul Cezari - "gjenerali i hekurt"
Beteja e Mundas!/Jul Çezari injoron vdekjen dhe merr kështu fitoren Çezari nuk ishte mësuar të dëgjonte "jo", veçanërisht nga ushtria e tij. Duke kundërshtuar haptas urdhrat e tij, burrat e tij kryqëzuan krahët dhe nuk pranuan të vazhdojnë përpara. Kjo zemëroi gjeneralin e madh. Çezari hoqi përkrenaren e tij dhe e flaku tutje. Donte të sigurohej që e gjithë ushtria do të shihte se çfarë do të bënte më pas. Nëse ishte të vdiste duke u përpjekur t'i motivonte, do ta bënte, dhe donte të ishin dëshmitarë në vdekjen e tij. Jemi në vitin 45 para Krishtit. Ushtria e tij ishte e rraskapitur. Kanë ndjekur në mënyrë të pamëshirshme armikun për një kohë të gjatë, dhe në vend që t'u jepte kohë për të pushuar, Çezari urdhëroi njerëzit e tij të sulmonin përsëri. Në fillim iu bindën dhe u turrën drejt ushtrisë kundërshtare, e cila ishte pothuajse dyfish në madhësi. Ndërsa arritën distancë zjarri, armiku gjuajti një shi shtizash, shufra prej druri të gjata dy metra me hundë të mëdhe...