Jul Cezari - "gjenerali i hekurt"

 Beteja e Mundas!/Jul Çezari injoron vdekjen dhe merr kështu fitoren



Çezari nuk ishte mësuar të dëgjonte "jo", veçanërisht nga ushtria e tij. Duke kundërshtuar haptas urdhrat e tij, burrat e tij kryqëzuan krahët dhe nuk pranuan të vazhdojnë përpara. Kjo zemëroi gjeneralin e madh. Çezari hoqi përkrenaren e tij dhe e flaku tutje. Donte të sigurohej që e gjithë ushtria do të shihte se çfarë do të bënte më pas. Nëse ishte të vdiste duke u përpjekur t'i motivonte, do ta bënte, dhe donte të ishin dëshmitarë në vdekjen e tij.

Jemi në vitin 45 para Krishtit. Ushtria e tij ishte e rraskapitur. Kanë ndjekur në mënyrë të pamëshirshme armikun për një kohë të gjatë, dhe në vend që t'u jepte kohë për të pushuar, Çezari urdhëroi njerëzit e tij të sulmonin përsëri. Në fillim iu bindën dhe u turrën drejt ushtrisë kundërshtare, e cila ishte pothuajse dyfish në madhësi. Ndërsa arritën distancë zjarri, armiku gjuajti një shi shtizash, shufra prej druri të gjata dy metra me hundë të mëdhe hekuri të mprehur si brisk. Shumë nga ushtarët e Çezarit në vijën e parë u vranë. Të frikësuar, të rraskapitur dhe të rrethuar nga shokët e tyre të vrarë, burrat e tij ndaluan përparimin.


Ushtria, e cila nuk i pranoi urdhrat e tij për sulm dhe tregoi paburrëri të paparë para pozicioneve të armikut, nuk u tërhoq. Nxehtësia duhet të ketë qenë e padurueshme nën diellin e nxehtë spanjoll, kombinuar me peshën e armaturës dhe armët që mbartnin, por ende mendonin se do të ishte më mirë të qëndrosh atje sesa të thirreshin drejt vdekjes të sigurt.  Për Çezarin, situata ishte kritike. Duhej të lëviznin më tej, nuk kishte hapësirë për vonesa të mëtejshme. Çfarë mund të bënte? Si do mundte një njeri të motivojë një ushtri të tërë, ta bëjë të kapërcejë kokëfortësinë  e saj dhe të sulmojë?

Duke kaluar në sigurinë e pozicioneve të pasme në vijën e parë, Çezari mati psikologjinë e trupave të tij. Një reagim i zakonshëm sipas standardit romak do të ishte të ndëshkonte, në mënyrë shembullore, disa nga ata që kishin shprehur pakënaqësi: të urdhëronte fshikullimin ose vrasjen e disave që të dërgonte mesazhin tek të tjerët. Bashkëkohësit e tij do ta kishin konsideruar të arsyeshëm një veprim të tillë, në mos të detyruar. Por Çezari ishte ndryshe. Për çfarë do të ishte e dobishme që të ushtronte një të drejtë të tillë hakmarrëse dhe të ndëshkonte ushtarët e tij? Do të vazhdonin t'i mos bindeshin dhe gjithçka që mund të bënte ishte t'i zemëronte më shumë. Për Çezarin, ishte e qartë se çfarë duhej të bënte. Nëse ushtria e tij nuk do të ishte e gatshme të sulmonte, do ta bënte vetë.

Pasi hoqi përkrenaren e tij dhe u sigurua që të gjithë po e shikonin, Çezari vuri në dyshim trimërinë e tyre. Pastaj u kthye dhe u turr drejt  ushtrisë së armikut. I vetëm. Një gjeneral romak, me shpatë në dorë, vraponte i zhveshur për t'u përleshur me një ushtri të tërë.


Çezari jepte shembullin edhe kur përballej me një vdekje të sigurtë. Nëse donte të bënte ushtrinë e tij të sulmonte, e dinte se duhej të jepte një shembull. Duhej të udhëhiqte nga vija e parë. Me çdo hap, largohej më shumë nga siguria që i jepnin burrat e tij dhe i afrohej fatit të tij. Armiqtë e tij duhet të jenë hutuar kur panë që po afrohej, ndërsa burrat e tij ishin të shtangur. Pas disa hapash do të gjendej brenda rrezes të shtizave së armikut pasi kundërshtarët lëshuan qindra armë vdekjeprurëse mbi të. Jeta e udhëheqësit më të madh të kohës, dhe mbase historisë, varej në një fije.

Sulmi atomik i Çezarit i zgjoi burrat e tij nga letargjia. Ndërsa shtizat filluan të anonin drejt shënjestrës së tyre, ushtria u sul me zemërim për të mbrojtur gjeneralin e saj. 

Të shtyrë nga turpi që u shkaktoi me guximin e tij, u vërsulën furishëm. Burrat e tij vrapuan pas tij, e arritën dhe u ndeshën me armikun, duke mbrojtur kështu gjeneralin e tyre. Por Çezari nuk u tërhoq në sigurinë e prapavijës. Vazhdoi të luftojë, trup me trup, me shpatë në dorë.


Duke u përkulur dhe përdorur në mënyrë efektive mburojën e tij, shmangi të gjitha shtizat dhe doli i palënduar. Në atë kohë, kur dikush ishte me fat, e konsideronin si provë se kishte favorin e perëndive dhe sigurisht që Çezari kishte pasur fat përtej masës. Ushtria e tij kishte parë një stuhi shtizash të lëshuara drejt tij nga armiku të cilat nuk e prekën duke rënë në tokë përreth tij. Zotat ishin në anën e tij sepse udhëhiqte nga vija e parë, po ashtu dhe ushtria e tij.


Çezari dhe ushtarët e tij arritën fitoren pas një dite të tërë luftimesh të ashpra. Krenaria dhe nderi u rivendosën dhe morali i tyre u rrit. Dhe, më e rëndësishmja, përkushtimi ndaj udhëheqësit të tyre u bë edhe më i thellë. Siç është e njohur, Çezari deklaroi se në betejat e mëparshme kishte luftuar për fitoren, ndërsa në këtë për jetën e tij. Në vend që të fshikullonte ose të detyronte burrat e tij të luftonin, rrezikoi jetën e tij për të provuar përkushtimin e tij ndaj kauzës që u kërkonte të ndiqnin. / TROJA.al

Comments

Popular posts from this blog

KOMPETENCAT E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË DHE RASTI MAQEDONO-GREK

Ismail Qemali, rilindësi që finalizoi kauzën e shqiptarëve