Fan Noli - ky student i përjetshëm
Fan Noli ka përfunduar 5 universitete, dhe nuk reshti së studiuari deri në fund të jetës së tij. Është vërtet interesante jeta e tij mes librash!
🔴Nisi Universitetin e Harvardit në moshën 30 vjeçare ku diplomohet "Bachelor of Arts".
🔴Në moshën 55 vjeçare mbaroi studimet në Konservatorin e Bostonit për kompozicion në një varg veprash simfonike.
🔴Një vit më pas, në moshën 56 vjeçare, diplomohet për Muzik në konservatorin e Bostonit.
🔴Në moshën 63 vjeçare, pas një pune kolosale prej 7 vitesh, ai mbron me sukses doktoraturën në Universitetin e Bostonit ku dhe merr gradën doktor në Filozofi.
🔴Duket sikur pas kësaj ai do ta mbyllte kapitullin e shkollimit. Por jo!
🔴Për afro dy dekada ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një sërë veprash teologjike – kishtare, prej mijëra faqesh. Ndër to spikat përkthimi i Dhiatës së Re (1961) e më pas “Psalmet” e Dhiatës së Vjetër.
🔴Tek Psalmet përveç Greqishtes dhe Hebraishtes atij i duhej Aramaishtja, një gjuhë në atë kohë në zhdukje e sipër. Studimin autodidakt, ai e quajti të pamjaftueshëm ndaj rregjistrohet në Fakultetin e gjuhëve të Lashta të Lindjes, në Harvard.
🔴Nis universitetin në moshën 81 vjeçare. Universiteti vendos ti ofrojë studimet në dy gjuhë, Hebraisht dhe Aramaisht në të njëjtën kohë.
🔴Bill Gulinari tregon: Një ditë e pashë në rrugë dhe ndalova me makinë ta përshëndesja.
- Hirësia juaj a doni t’ju çoj gjëkundi
- Po, - më tha, - më çoni në shkollë.
- Në shkollë?! – u habita unë. Ju tani mësoni të tjerët!
- Të diturit s’ka fund, ashtu si Sokrati që u plak duke mësuar.
- Po ç’ju duhet Aramaishtja Hirësi?
- Epo unë së shpejti do të shkoj tek Perëndia e më duhet ti flas me gjuhën e tij.
Krahas ndjekjes së Universitetit të ri, ai vazhdonte përkthimin e Psalmeve, i cili ishte një përkthim shumë kompleks që nuk kërkonte vetëm njohuri gjuhësore, por edhe njohuri të tjera teologjike, fetare dhe shkencore.
Ky është edhe libri i fundit i Nolit, këtij kolosi të botës shqiptare, i cili, sa qe gjallë, vetëm studioi dhe u ndje përgjithmonë student.
Pershtati: Orjeta Buneci
Comments
Post a Comment