Posts

Ismail Qemali, rilindësi që finalizoi kauzën e shqiptarëve

Image
  Nga XHOANA SELIMAJ (Studiuese e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)  Ismail Qemali rridhte nga një familje patriotike dhe përqafoi idetë liberale të kohës. Burimi i këtyre ideve, së pari, i mori gjatë shkollimit të tij në gjimnazin Zosimeas të Janines si dhe gjatë qëndrimeve të shpeshta në Angli, France dhe Itali, ku u njoh dhe me organizimin shtetëror te tyre. Ismail Qemali ka punuar për shumë vite në administratën osmane ,veprimtaria e të cilit është e lidhur ngushtë me përpjekjet e tij ne dobi të Shqiperisë. Nga viti 1866-1884 ka shërbyer si guvernator dhe në poste të tjera në administratën osmane. Gjatë këtyre viteve ai u përball me problem të shumta që kërkonin zgjidhej ose i duhej te perballej me shtetin dhe publikun, këto përballje kan ndikuar në formimin e tij ideor dhe si shtetar.      Njohja personalisht me Mit’hat Pashen dhe njohjen e ideve te tij Ismail Qemali e përkrahu  duke u bere një nga bashkëpuntorët e Mit’hat Pashes në hartimin e...

KOMPETENCAT E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË DHE RASTI MAQEDONO-GREK

Image
Nga ROMARJO XHEMALI Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit, e krijuar më 1899 në Hagë, është hapi i parë drejt themelimit të një gjykate ndërkombëtare me karakter të përhershëm. Vlen të theksohet se Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit se të përhershme ka pasur vetëm Byronë Ndërkombëtare dhe një listë të arbitrave, njohës të kualifikuar të së drejtës ndërkombëtare. Nga lista e përgjithshme e këtyre arbitrave, shtetet e interesuara mund të zgjidhnin, me marrëveshje, arbitra për të shqyrtuar mosmarrëveshjen  midis tyre. Shikuar nga ky aspekt, kjo gjykatë nuk ka qenë e përhershme, sepse trupi i arbitrave, në shumicën e rasteve, e përbënin personat e ndryshëm. Shtetet vendosnin lirisht se kujt arbitri ose cilëve arbitra do t’ia besonin zgjidhjen e mosmarrëveshjes . Përpjekjet për krijimin e një gjykate me karakter të përhershëm, vazhduan edhe pas Konferencës së Hagës (1899). Në Konferencën e dytë të Hagës (1907), një iniciativë e këtillë rezultoi e dështuar për shkak të mospajtimeve, që qenë...

Jul Cezari - "gjenerali i hekurt"

Image
 Beteja e Mundas!/Jul Çezari injoron vdekjen dhe merr kështu fitoren Çezari nuk ishte mësuar të dëgjonte "jo", veçanërisht nga ushtria e tij. Duke kundërshtuar haptas urdhrat e tij, burrat e tij kryqëzuan krahët dhe nuk pranuan të vazhdojnë përpara. Kjo zemëroi gjeneralin e madh. Çezari hoqi përkrenaren e tij dhe e flaku tutje. Donte të sigurohej që e gjithë ushtria do të shihte se çfarë do të bënte më pas. Nëse ishte të vdiste duke u përpjekur t'i motivonte, do ta bënte, dhe donte të ishin dëshmitarë në vdekjen e tij. Jemi në vitin 45 para Krishtit. Ushtria e tij ishte e rraskapitur. Kanë ndjekur në mënyrë të pamëshirshme armikun për një kohë të gjatë, dhe në vend që t'u jepte kohë për të pushuar, Çezari urdhëroi njerëzit e tij të sulmonin përsëri. Në fillim iu bindën dhe u turrën drejt ushtrisë kundërshtare, e cila ishte pothuajse dyfish në madhësi. Ndërsa arritën distancë zjarri, armiku gjuajti një shi shtizash, shufra prej druri të gjata dy metra me hundë të mëdhe...

Statujat historike çojnë në KRIZË dhe përplasje politikën amerikane

Image
Një debat po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara për statujat që janë ngritur në nderim të figurave historike. Disa i përshkruajnë personat e nderuar si heronj që ndihmuan në ndërtimin e vendit. Të tjerë thonë se përfshirja e tyre në skllavëri dhe kolonializëm njollos trashëgiminë e tyre. Korrespondenti i TROJA.al, Mike O'Sullivan njofton lidhur me debatin kombëtar, se çfarë duhet bërë me statujat që disa amerikanë i shohin si pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore, ndërsa të tjerë i shohin si një kujtesë ofenduese e shtypjes. Një pjesë e mirë e debatit është e përqëndruar në Jug, ku permendoret e Konfederatës janë rrëzuar ose vandalizuar, dhe në disa raste janë hequr në mënyrë të paqartë nga autoritetet.  Disa thonë se statujat nderojnë trashëgiminë e zonës, ndërsa të tjerë i shohin si vlerësim ndaj skllavërisë dhe të kaluarës raciste. Në Nju Jork, disa thonë se një statujë e Presidentit Theodore Roosevelt duhet gjithashtu të hiqet pasi ofendon indianët e Amerikës dhe afrikano-ameri...

Kush e shpiku verën - Cila është historia e saj?

Image
    Meqenëse vera është mijëravjeçare, është e pamundur të përcaktohet se kush e shpiku verën. Megjithatë, mund të veçojmë histori të ndryshme rreth origjinës së verës. Origjina e verës Për t'iu përgjigjur pyetjes "Kush e shpiku verën?" nuk është vërtet e mundur, për shkak se shkencëtarët dhe historianët njësoj besojnë se vera nuk ështe shpikur me të vërtetë, ajo më shumë se çdo gjë tjetër, është e zbuluar. Në thelb, ata besojnë se zbulimi i verës është bërë nga popujt e lashtë kur ata gjetën rrushin e tyre të prishur dhe fermentuar, duke krijuar në këtë mënyrë lëng rrushi të fermentuar. Shumë besojnë se kështu është shpikur procesi i prodhimit të verës dhe pikërisht me këtë fillojnë historitë më të mëdha rreth origjinës së verës. Së pari, disa fakte historike dhe arkeologjike para se të gërmojmë në mit dhe fabula. Historia e zbulimit të verës Disa nga pikat kryesore në historinë e gjatë të verës: • Historia e parë e shkruar e verës thuhet të jetë në Dhiatën e Vjetër të B...

Aleksandri i Madh, gjenerali më i madh në histori, me origjinë Epirote

Image
Nga: Ledio Karaj Aleksandri i Madh është një nga personalitetet më të rëndësishme të asaj që do të quhej periudha helenistike. Historia, historianë dhe dijetarë të shumtë e kanë trajtuar gjerësisht këtë personazh, periudhën e tij historike dhe rrjedhojat që shoqëruan botën nën sundimin e tij. Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Nëna e Aleksandrit, Olimpisë, ishte e bija e Neoptolemus I, mbretit të Molosëve, një fisi të lashtë në Epir. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas...

E TMERRSHME: NËNA U LUTET KOMUNISTËVE: VRITNJE, KENI MËSHIRË PËR TÊ E MOS E LENI ME VUEJTË MA KËSHTU…

Image
Pse ishin shumë të rëndësishëm Dom Lazër Shantoja e Sulce beg Bushati për Enver Hoxhën. Dokumentet që zbardhin urdhrat e ekzekutimit. Arrestimi, torturat çnjerëzore e më pas ekzekutimi i Dom Lazër Shantojës, një prej martirëve të shpallur para disa muajve nga Vatikani, është një prej rasteve më të përgjakshme të krimeve të komunizmit. Tre telegrame që i takojnë muajve të ferrit të 1945, gjatë operacionit të shfarosjes së gjithë kundërshtarëve të regjimit në veri të Shqipërisë, zbardhin disa prej nuancave të panjohura të historisë së përgjakshme të Dom Lazër Shantojës. Dokumentet ruhen në AQSH në një dosje të fondit të Partisë Komuniste, të vitit 1945 dhe dëshmojnë momentin pas arrestimit, dhënien e dënimit me vdekje, aprovimin dhe njoftimin e ekzekutimit. Detajet e këtyre dokumenteve duhen marrë si më të saktat e kësaj ngjarjeje, pasi nënshkruhen nga vetë Enver Hoxha, e Spiro Moisiu, të cilët e cilësonin çështjen e ekzekutimit të Dom Lazrit si të një rëndësie të veçantë e janë kujdesur...